Elita Rudi feston sot 28-vjetorin e lindjes dhe gjithçka e ndau me ndjekësit në ‘Instagram’. Ajo u shfaq e rrethuar nga luksi gjatë udhëtimit në Turqi ku është prej pak ditësh.
E bija gjithashtu shfaqet në disa prej videove. Ndërsa urimet nuk kanë fund për të, më i veçanti qe ai i Gjikos, i cili e falenderon, sidomos për faktin që Elita sakrifikoi gjithçka për familjen e saj. “Dua të plakem me ty”, i shkruan bashkëshorti ndër të tjera.
Bashkë me ditëlindjen erdhi dhe torta e këtij viti që duhet thënë, është shumë speciale.
Në të shfaqet Elita (një kukull çokollate që ngjan me të) me Botën në njërën dorë e në tjetrën një shtangë palestre. Ndërsa pranë këmbëve të saj shfaqet djali. Elita prej çokollate është po aq elegante dhe e kujdesshme për pamjen sa kjo e vërteta. Jo më kot Gjiko e ka surprizuar kështu dhe reagimi i saj i thotë të gjitha me të qeshurën e natyrshme./revistawho.com