Elvana Gjata ndodhet këto ditë në Prishtinë dhe sot është mirëpritur në Presidencë nga Vjosa Osmani. Këngëtarja dhe Presidentja e Kosovës kanë ndarë një bisedë të ëmbël për muzikën e artin, por edhe të ardhmen e shqiptarëve, tregon Elvana. Nga fotot e publikuara ajo zbulon se i ka çuar dhuratë presidentes albumin e saj ‘’Çelu’’.
”E lumtur për pritjen dhe bisedën e ëmbël për muzikën e artin, të ardhmen dhe shpresën për ditë më të bukura për të gjithë shqiptarët”, shkruan Elvana.
View this post on Instagram