Orgesa Zaimi u shfaq dje në ‘Miss Shqipëria’ si e ftuar speciale, ku performoi me shumë pasion dhe entuziasëm si çdo herë. Dje ama pamë edhe anën më seksi të saj. Pak larg stilit të zakonshëm e të veçantë të saj. E veshur me një fustan të kuq, të ngushtë, Orgesa u shfaq shumë seksi në fotot e publikuara dhe në më të bukurën e albumit, fotograf pati bashkëshortin. “Që të sqarohemi. Këtë foto e ka realizuar im shoq. Si rrallëherë në historinë tonë, ai më bëri një foto. Big up për Mentorin, një herë po me vlerë”, shkroi ajo për t’i dhënë ‘credits’ e merituar burrit të jetës.
Gocat e ekranit po na surprizojnë çdo ditë me fotot e realizuara nga bashkëshortët e tyre dhe Orgesa sapo ju shtua listës./revistawho.com