Gwen Stefani dhe Blake Shelton kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Burime për Us Weekly konfirmojnë se çifti është martuar në Oklahoma. Lajmi i martesës së tyre vjen pas shumë muajsh që në media përflitej për një martesë.
Gwen dhe Blake u fejuan në tetor të vitit të kaluar dhe këngëtarja publikoi një foto duke treguar se ajo i kishte thënë po propozimit.
Çifti u njohën në vitin 2015 dhe që prej asaj kohe kanë qenë të pandarë. Pas celebrimit, Gwen dhe Blake po bëjnë plane për dasmën.







