Eni Vasili është bërë sot nënë për herë të parë duke sjellë në jetë dy vajza binjake. Ndonëse ende nuk e ka dhënë lajmin e bukur vetë, ardhja në jetë e binjakeve bëhet e ditur nga burime të “Prive” pranë moderatores. Sipas burimeve Eni dhe dy vajzat janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Gjatë shtatzënisë, moderatorja nuk i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur, madje duke vazhduar punën e duke u shfaqur në ekran me emisionin e saj “Open”. Prandaj presim me padurim që shumë shpejt të publikojë edhe foton e parë me binjaket e saj.







