Berguzar Korel dhe Halit Ergenç, dy aktorë shumë të njohur turq që kanë luajtur bashkë në serialin “1001 netë”, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të tretë. Berguzar po pret një vajzë dhe ajo e bashkëshorti e kanë gjetur emrin e vogëlushes. Ajo do të quhet Leila.
“Kafeja e mëngjesit me Leilan”, shkruan aktorja me foton nga pushimet duke treguar edhe barkun e rrumbullakosur.
Berguzar nuk e ka fshehur lumturinë që do të bëhet me vajzë pas dy djemve.