Ryan Reynolds ka zbuluar pafund detaje për marrëdhënien 10-vjeçare me Blake Lively. Në fakt në fokus ka qenë fillimi i lidhjes së tyre dhe podcasti ‘SmartLess’ e bëri të flasë aktorin për atë periudhë e shumë më shumë. “Unë dhe Blake ishim shokë në fillim. U njohëm në sheshxhirim dhe dolëm nga aty me persona të tjerë si partnerë. 1 vit e gjysmë më vonë dolëm në një takim të përbashkët me njerëz të ndryshëm dhe asgjë nuk ndodhi. Por e kuptuam që jemi për njëri-tjetrin vetëm pas një takimi të përbashkët me tren. Që prej atij momenti isha duke ju lutur të flinim bashkë”, rrëfeu ai.
Më pas Ryan e përshkruan fillimin e lidhjes së tyre si një përrallë. Një javë më vonë ata kanë blerë bashkë një shtëpi dhe nuk u ndanë më kurrë. E pra, ja që dashuria ekziston dhe e keni para syve./revistawho.com