Fqinjët e manjatit të pronave Mohamed Hadid ndihen të rrezikuar nga shtëpia gjigante që ai po ndërton në Bel Air. Mohamed Hadid, babai i Bellës, Gigit dhe Anwarit po ndërton një rezidencë me dyfishin e përmasave të lejuara sipas ligjeve lokale.
Biznesmeni është paditur nga fqinjët pasi pretendojnë se shtëpia i ka kthyer jetët e tyre në makth pasi ndihen të rrezikuar dhe kërkojnë miliona dollarë dëmshpërblim.
Avokatët e Hadid pretendojnë se një nga fqinjët, Joe Horacek, ka një inat personale kundër Hadid.
Ndërkohë ky i fundit u shfaq i heshtur pasi foli nga gjyqi të enjten.
Rezidenca gjigante e Hadid është cilësuar nga gjykatësi si rrezik për komunitetin përreth, por pavarësisht kësaj po vazhdon të ndërtohet.