Ndodh rrallë po shumë rrallë që Elvana Gjata t’u përgjigjet komenteve në Instagram dhe ja ku ndodhi sot. Dikush i është ankuar këngëtares në foton e saj të fundit për faktin që ajo këndon në dialektin e Kosovës dhe Elvana nuk ia kurseu aspak përgjigjen.
“A nuk mundesh me këndu një këngë me tekst dhe dialekt shqip se ke mbet tu këndu me tekst e dialekt të Kosovës. Gjithë kosovarët këndojnë me dialektin e tyre kurse ju starat e Shqipërisë e keni bezdi me këndu në dialektin e Shqipërisë”, i ka komentuar ndjekësi.
Ndërsa Elvana i përgjigjet:“Ndaje mendjen ku e ke hallin…me shqipen a dialektin pjesë e shqipes, apo me Kosovën…dmth me shqipen prapë”.








