Këngëtarja Lady Gaga prej kohësh ka bërë me dije se do jetë pjesë e kastit për filmin “House Of Gucci” që do të dalë në kinema në Ditën e Falenderimeve.
Sot janë publikuar fotot e para të roleve protagoniste dhe Lady Gaga i ka habitur të gjithë.
Ajo luan rolin e Patrizia Reggiani dhe në foto shfaqet e veshur e gjitha me të zeza me një stil klasik italian.
Në një poster tjetër shfaqet kolegu i saj, Jared Leto, i cili mezi njihet prej rolit të tij si Paolo Gucci. Në film luan edhe Adam Driver, i cili vjen në rolin e ish-bashkëshortit të Patrizia-s, që u vra në vitin 1995.
Historia e trajtuar në film është një nga ngjarjet që ka shenjuar jetën e themeluesve të markës ‘Gucci’./revistawho.com