Programi i njohur “The Voice Australia”, ka pjesë të jurisë edhe Rita Ora-n këtë edicion të ri.
Këngëtarja me origjinë shqiptare nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë transmetimit të fundit, pasi u fol për legjendën, Tina Turner.
Pas performancës së një prej konkurenteve, Rebecca O’Connorit, (e cila ngjante me Turner-in), kjo e fundit tregoi se është rritur mes shumë vështirësive si e vetmja vajzë me ngjyrë në fshat dhe ka qenë Tina Turner ajo që e ka inspiruar.
Pas fjalëve të konkurentes, Rita ka marrë shkas për të treguar historinë e saj, duke u emocionuar. Ajo pranoi se ikona e muzikës ka qenë edhe për të inspirim në kohën kur përballej me vështirësi gjatë rritjes në Angli pasi “nuk ngjante me vajzat tjera”.
“Kjo histori më prek shumë sepse unë kam shkuar në Britani kur isha vetëm një vjeç dhe njësoj si ti, nuk isha vajza normale në lagjen time. Sapo dëgjoj për Tinën, dua të të qaj sepse edhe për mua, ajo është idhulli më i madh në botë për shumë arsye”, u shpreh Rita./revistawho.com