Maite Perroni, aktorja e mirënjohur meksikane për pjesëmarrjene saj në shumë telenovela si “Kujdes nga ëngjëlli”, “Triumfi idashurisë” apo “Rebelet” të transmetuara nga Tring, ka falenderuar publikisht mikun dhe kolegun e saj Alfonso Bassave nëpërmjet një postimi në Instagram.
Bashkëngjitur një fotoje me kolegun e saj Alfonso, Maite ka bërë edhe një dedikim personal, i cili ka marrë shumë pëlqime në Instagram.
Në postimin e saj të fundit aktorja thotë:
“Këtu me Alfonso Bassave. Je një zbulim i madh miku im i dashur, ҫfarë kënaqësie të kemi punuar bashkë. Me të vërtetë ka qenë një privilegj për mua të punoj me ty. Duke e njohur edhe shpirtin e personit që qëndron pas kaq shumë talenteve, të falenderoj shumë për zemërgjerësinë, bashkëpunimin dhe bisedat e panumërta që kemi bërë së bashku. Të përqafoj shumë fortë dhe të them që po më mungon. Shpresoj të të kem së shpejti në Meksikë. Më ke dhuruar gjënë më të vlefshme, profesionin tim. FALEMINDERIT PËR GITHҪKA.”
View this post on Instagram
Për të gjithë ata që e kanë ndjerë mungesën e Maites në televizion, Tring do e risjellë në një nga rolet e saj më të mira në kanalin më të ri të dedikuar telenovelave, “Novelas”, i cili shumë shpejt pritet të lançohet në platformën Tring!/revistawho.com