Aurela Hoxha bën sikur na tregon ca gjëra, po sërish po tregohet shumë diskrete. Modelja zgjodhi t’i përgjigjej pyetjeve të fansave në Instagram dhe sigurisht shumica prej tyre e pyetën për shtatzëninë që e mbajti të fshehtë e bashkëshortin.
Por në çdo përgjigje Aurela nuk na zbuloi gjë. E pyetur për bashkëshortin nëse mund ta shohim, ajo postoi një video nga perëndimi dhe i tha fansave ta “shihnin” bashkëshortin e saj që nuk duket asgjëkundi.
Kur i kërkuan një foto shtatzënë, Aurela postoi një video që vështirë se mund t’ja shohim barkun qartë.
Pastaj tha: “Të mos publikosh në Instagram do të thotë ta mbash të fshehtë shtatzëninë? Unë nuk e shoh kështu”.
Pra, me pak fjalë as nga ky ‘ask’ i Aurelës fansat nuk zbuluan gjë.