Encën nuk e keni parë në koncerte këtë verë sepse këngëtarja që në fillim të sezonit turistik e deri tani ka shijuar rrezet e diellit dhe plazhet. Por sigurisht duke mos lënë pas dore muzikën e duke publikuar dy hite këtë verë. Megjithatë siç tregon vetë, këtë verë e ka kaluar ashtu siç ka ëndërruar.
Enca shkruan se çdo ditë të jetës do donte ta kalonte duke udhëtuar, duke pirë kokteje e duke bërë miq të rinj.
“Sinqerisht dua të kaloj çdo ditë të jetës duke udhëtuar, duke qëndruar në plazhe të ndryshme, duke marrë vitamin D, duke pirë koktej, duke bërë miq të rinj, duke shijuar natyrën dhe çdo gjë për të cilën duhet të jemi mirënjohës. Dhe kjo është jeta që kam bërë këtë verë. Faleminderit Univers”-shkruan Enca.
Epo ja kaq duhet që Enca të jetë e lumtur, gjëra të vogla…









