Kim Kardashian dhe Kanye West po përpiqen që të rikthehen si më parë. Ish-çifti jo vetëm është parë shpesh kohët e fundit, por Kim u shfaq edhe me fustan nusërisë në eventin “Donda” të reperit duke e mbështetur kështu publikisht. Burime për “Hollywood life”, tregojnë se të dy po përpiqen të rregullojnë marrëdhënien mes tyre sidomos për hir të fëmijëve.
“Kim dhe Kanye po përpiqen të rikthehen bashkë. Kim do që gjërat mes tyre të funksionojnë, sidomos për fëmijët. Ajo ende ka dashuri për Kanyen”-tha burimi.
“Të dy po rrinë shumë bashkë dhe nuk duhet nëse Kim do i tërheqë letrat e divorcit”-shtoi burimi, por kjo mbetet për t’u parë.







