Lojrat janë mënyra më e mirë për të njohur dikë dhe mbi të gjitha argëtuese. Ama kuyr vjen puna tek çiftet mund të rikthejnë pasionin dhe të luajnë një rol me rëndësi në forcimin e raportit.
Disa nga lojrat që sugjerohen nga psikologët t’i keni parasysh, nëse marrëdhënia është disi në ngërç, janë:
Kërkimi i thesarit – E luani jashtë ose brenda, nuk ka shumë rëndësi. Kjo lojë do ju argëtojë shumë.
Kubat e akullit – Për ju që jeni ca më të orientuar seksualisht, kjo është loja e duhur për ta bërë seksin më të bukur. Merrni ca kuba akulli dhe luani me to duke i lëvizur në trupin e partnerit.
Konktakti me sy – E keni provuar me siguri kur ishit të vegjël. E shikonit njëri-tjetrin derisa njëri të dorëzohej dhe të puliste sytë. Në çift, kjo lojë bëhet edhe më e bukur e merr një ngjyrim romantik. Ai me siguri do dojë t’iu puthë.
Loja me pyetje – Bëni pyetje për gjërat që dini për njëri-tjetrin, e kështu do zbuloni ca gjëra të reja, ose do kuptoni se e njihni shumë mirë partnerin.
E vërtetë apo sfidë – Kjo lojë është padyshim më argëtuesja dhe sfiduesja. Bëni një pyetje të vështirë dhe vëreni në sfidë ose do zbuloni një të vërtetë./revistawho.com