A ka gjë më të bezdisshme se të veshësh bluzën e preferuar dhe kur e heq sheh njollat e djersës që bëhen në zonën e sqetullës? E kështu fillon vret mendjen, a i kanë vënë re të gjithë ato njolla…
Ama ka 5 truke të thjeshta për t’i hequr, që do i listojmë më poshtë dhe mund t’i zbatoni të gjithë:
Apliko një deodorant të mirë dhe prit disa minuta pas aplikimit, pa e veshur bluzën.
Mos përdor shumë deodorant.
Vish bluza të derdhura ose të lirshme dhe material pambuku.
Mund të vishni një bluzë tjetër, poshtë bluzës suaj (këshilla e gjysheve).
Mund të blini thithëse të djersës në markete, por kini kujdes me materialin, njësoj sikur zgjidhni produktet për ciklin menstrual.
Nëse djersa është mbi normalen konsultohu me një mjek./revistawho.com