Banorja e parë e ‘Big Brother Vip’ fshihej mes dritash në një video të shkurtër, publikuar në faqen zyrtare të programit që do nisë në tetor të këtij viti. Sot dita ka qenë e mbushur me zhvillime dhe Lori e Arbana po sigurohen që vëmendja për programin të nisë nga ‘Instagram’. Për të mbajtur të karikuar publikun, i cili që tani ka nisur me pyetjet dhe kuriozitetin, ato njoftuan se banori i parë do zbulohet shpejt në faqen zyrtare të programit. Ama veç faktit që vajza bukuroshe ka këmbë të gjata, nuk kanë zbuluar tjetër gjë. Pra do na duhet të presim edhe pak për të marrë vesh kush do jetë pjesë e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri./revistawho.com