Rudina Dembacaj shënoi hapjen e sezonit të ‘Ftesë në pesë’, ku përballë Bieta Sulos rrëfeu gjithë të rejat nga jeta e saj. Aktorja e shuajti kuriozitetin e publikut duke pranuar se do bëjë shpejt një dasmë, por datë nuk ka ende, ama është e vendosur që të martohet në kishë. “Jemi të dy katolikë dhe dëshira është të martohemi në kishë”, ka rrëfyer Rudina.
Ndërsa përsa i përket një tjetër bebushi, Rudina pranoi se fëmija do vijë pas dasmës, ama për momentin nuk është shtatzënë. “Para se të bëj fëmijën dua të dehem edhe njeherë”, tha me të qeshur ajo gjatë bisedës.
Mesa duket së shpejti do kemi dasmë në showbizz./revistawho.com