Mund ta themi këtë për ish-praktikanen e Shtëpisë së Bardhë, Monika Levinski. Një emër që tashmë e njeh gjithë bota, si gruan me të cilën presidenti i SHBA-së, Bill Klinton tradhtoi Hillari Klinton dhe pastaj u detyrua të kërkojë falje para gjithë botës.
Së fundmi Levinski ka folur sërish për skandalin seksual, pas shfaqjes së filmit “Impeachment: Crime Story 3”, që u dha mbrëmjen e djeshme në Sky Fox.
Në një intervistë të dhënë para filmit, Monika ka thënë se ajo e ka pritur një ndjesë nga ish-presidenti Klinton edhe pse tani nuk ka më rëndësi.
“Unë mendoj se kam kaluar një periudhë të gjatë para se jeta ime të ndryshonte në gjashtë apo shtatë vitet e fundit, ku e ndjeja shumë mungesës e kësaj faljeje. Jam e lumtur që nuk e kam më atë ndjesi. Ai duhet ta ndjejë nevojën të kërkojë falje, në të njëjtën mënyrë siç unë dua të kërkoj falje për çdo njeri që e kam lënduar me veprimet e mia”, tha Monika.
Levinski, e cila ishte bashkëprodhuese në sezonin e tretë prej 10 episodesh të ekskluzivitetit të antologjisë së Ryan Murphy, tha se të shohësh skandalin që ndryshoi jetën e saj në ekran është goxha sfiduese.
“Unë jam nervoze që njerëzit do të shohin disa nga momentet më të këqija të jetës sime dhe shumë sjellje për të cilat më vjen keq,” tha ajo në një intervistë ekskluzive në emisionin “TODAY” të NBC.
“Unë kam veshur me të vërtetë dy kostume në këtë projekt,” tha ajo, duke shtuar se është “krenare” për punën e saj në film, por si subjekti kryesor, ajo pohoi se shumë skena, momente të vërteta që ka jetuar – janë “të padurueshme”.
Prodhuesi ekzekutiv Ryan Murphy e dinte që gruaja që qëndronte në qendër të historisë së vërtetë duhet të përfshihej në projekt. “Unë i thashë asaj, askush nuk duhet ta tregojë historinë tënde përveç teje”, tha Murphy për The Hollywood Reporter.” Nëse do ta bësh këtë film me mua, unë do të isha shumë i lumtur. Por ti duhet të jesh bashkë-producente dhe të fitosh gjithë lekët që meriton”.
Jeta pas këtj skandali për Monikën, nuk ka shkuar dhe aq keq pasi ajo ka gjetur se për çfarë të flasë dhe të marrë vëmendjen e publikut. Producente dokumentarësh, bashkëprodhuese në filmin për jetën e saj dhe një zë i fuqishëm publik kundër bullizimit. Vërtetë afera me Klinton është diçka për të cilën ajo nuk ndihet krenare, ama famën dhe paratë ka ditur t’i menaxhojë më së miri. /revistawho.com