Nga Jeff Bezos vjen habia e radhës. Miliarderi ka vendosur të investojë në ‘Altos Labs’, një laborator i krijuar së fundmi në funksion të zbulimitmënyrave si mund të kthehet pas efekti i plakjes. Lompania u themelua gjatë këtij viti dhe po mbledhë shkencatër të cilëve do u ofrohet 1 milion euro rrogë dhe u ëhstë premtuar që do keni mundësi të kryen kërkimet e tyre individuale siç dëshirojnë. Ish- pronari i ‘Amazon’ renditet mes investitorëve të shumtë në këtë kompani, por lajmi nuk është konfirmuar akoma nga zëdhënësit e tij.
Lajmi bëri menjëherë xhiron e rrjetit dhe komenti më qesharak që ka qarkulluar është ai i Elon Musk, që gjithashtu renditet ndër më të pasurit e botës. “Nëse nuk ja del të gjejë kurën, do hedhë në gjyq vdekjen”, shkroi ai në ‘Twitter’.
Bezos është aktualisht personi më i pasur në botë me një pasuri që kap vlerën e 201 miliardë dollarëve, megjithëse më herët këtë vit hoqi dorë nga drejtimi i ‘Amazon’ e tha se do fokusohet në investime që lidhen me pasionet e tij./revistawho.com