Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Është zyrtare, Arilena Ara prezantuese e “Festivalit të Këngës 2025”! 05/12/2025
Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…” 04/12/2025
Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin 04/12/2025
Klikime të blera? NOIZY sapo i provoi të gjithëve të kundërtën! 04/12/2025
Pas gjithë dramave të jetës… Miley Cyrus më në fund FEJOHET! 04/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Njihuni me 6 vendet ku dielli nuk perëndon kurrë

12/09/2021
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Njihuni me 6 vendet ku dielli nuk perëndon kurrë

Rutina jonë normale përfshin afërisht 24 orë në ditë, të ndara në rreth 12 orë ditë me diell dhe pjesa tjetër natë. Por, a e dini se ka vende në të gjithë botën ku dielli nuk perëndon fare për më shumë se 70 ditë? Imagjinoni sa interesante do të ishte për turistët të mbanin orën shënim, kur edhe vendasit aty ngatërrohen pa një perëndim dielli për 70 ditë rresht. Nëse doni të dini më shumë, njihuni dhe ju me 6 vendet në Tokë ku dielli nuk ka perënduar kurrë.





Norvegjia
Norvegjia, e vendosur në Rrethin Arktik, quhet edhe “Toka e Diellit të Mesnatës”, ku nga maji deri në fund të korrikut, dielli në të vërtetë aty nuk perëndon kurrë. Kjo do të thotë se për një periudhë prej 76 ditësh nata nuk ekziston. Në Svalbard, dielli shkëlqen vazhdimisht nga 10 prilli deri më 23 gusht. Ky është gjithashtu dhe rajoni më i banuar në veri të Evropës. Ju mund të planifikoni vizitën tuaj në këtë vend gjatë kësaj kohe dhe të jetoni ditët, kur nuk ka natë.

Nunavut, Kanada


Nunavut është një qytet me më shumë se 3000 njerëz. Ai ndodhet dy gradë mbi Rrethin e Arktikut, në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë. Këtu dielli nuk perëndon për 2 muaj, ndërsa në dimër, vendi jeton po ashtu 30 ditë rresht në errësirë ​​të plotë.

Islanda

Islanda është ishulli më i madh i Evropës pas Britanisë së Madhe dhe njihet gjithashtu si vendi që nuk ka mushkonja. Gjatë verës, netët janë të qarta në Islandë, ndërsa gjatë muajit qershor, dielli në fakt nuk perëndon kurrë. Për të parë Diellin e Mesnatës në shkëlqimin e tij të plotë, ju mund të vizitoni qytetin Akureyri dhe ishullin Grimsey.

Barrow, Alaska

Nga fundi i majit deri në fund të korrikut, dielli nuk perëndon kurrë në këtë qytet, gjë që më vonë kompensohet nga fillimi i nëntorit ku për 30 ditë ajo që shihet janë vetëm netët polare. I famshëm për malet e mbuluara me borë dhe akullnajat magjepsëse, ky vend mund të vizitohet gjatë verës ose nëse doni pak drithërima edhe gjatë dimrit.

Finlanda

Toka e mijëra liqeneve dhe ishujve, shumica e Finlandës e sheh diellin 24 orë përgjatë 73 ditëve në verë, ndërsa gjatë dimrit, ky rajon nuk sheh dritë me sy. Kjo është gjithashtu një nga arsyet pse njerëzit këtu flenë më pak gjatë verës dhe më shumë gjatë dimrave. Në Finlandë ju mund të shijoni aurat polare dhe gjithashtu të keni mundësinë të kënaqeni me ski e të përjetoni ndjenjën e qëndrimit në shtëpitë eskimeze, që duken si kuti qelqi.

Suedia

Nga fillimi i majit deri në fund të gushtit, në Suedi dielli perëndon rreth mesnatës dhe lind rreth orës 4 të mëngjesit. Këtu, periudha kohore më ditë të pandërprera me diell mund të zgjasë edhe deri në gjashtë muaj të vitit. Këtu mund të kalohen ditë të gjata duke u kënaqur me aktivitete aventureske, duke dalë jashtë për golf, peshkim, eksploruar shtigje të egra në natyrë dhe shumë më tepër./revistawho.com

Tags: dielljetekurioziteteudhetime
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Si do jetë Opera nga brenda, hapje madhështore me Ermonela Jahon dhe Placido Domingo

Si do jetë Opera nga brenda, hapje madhështore me Ermonela Jahon dhe Placido Domingo








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera