1.Çantat me thekë
Një nga modelet më “in” këtë pranverë janë pikërisht çantat me thekë. Por jo të gjitha femrat mund të mbajnë një çantë me thekë. Femrat të cilat preferojnë çantat me thekë kanë një personalitet të fortë, janë të veçanta dhe të paparashikueshme. Femrat e “çantave me thekë”, nuk i pëlqen të merren shumë seriozisht nga të tjerët, janë ekspresive dhe karizmatike
2.Çantat që i shkojnë çdo veshjeje
Çdo femër duhet të ketë në garderopën e saj një çantë e cila shkon me çdo stil veshjeje. Femrat të cilat mbajnë në përditshmërinë e tyre çanta të këtij stili ju pëlqen të mbajnë nën kontroll situatat, dhe të tregojnë se vet janë pa të meta.
3.Çanta të mëdha
Janë kryesisht çanat të cila përdoren më shumti nga personazhet publikë. Nëse ke një ditë të ngarkuar jashtë shtëpise, duhet të kesh çdo gjë me vete. Një çantë e madhe e kryen më së miri këtë “mission”. Femrat të cilat përdorin më shumti çanta të mëdha, mendojnë se jeta është një aventurë dhe duhet të shijohet në çdo minutë të saj.
4.Çanta me rrip të gjatë
Femrat të cilat zgjedhin të përdorin një çantë me rrip të gjatë, kanë një motiv specific për këtë zgjedhje. Për shkak të angazhimeve ditore, këto femra zgjedhin ti kenë duart e lira dhe të jenë të lirshme teksa kryejnë punët e tyre të përditshme. Femra të tilla janë prektike dhe gjithmonë gjejnë një zgjidhje për çdo problem që hasin gjatë ditës.
5.Çanta të vogla
Edhe çantat e vogla renditen në listën e çantave më “in” këtë pranverë. Një femër që mban me vetë një çantë të vogël është e sigurtë në vetvete. Ajo di se çfarë kërkon dhe çfarë duhet të mbajnë në çantën e saj. Nuk i nevojitet të marrë shumë gjëra të cilat nuk i shërbejnë në takimin e caktuar.