Mërkuri hyri në prapavijë ditën e djeshme dhe këtë herë në shenjën e peshores. Kur është në këtë shenjë, Mërkuri është më i lehtë dhe kurioz, i do gjërat e bukura dhe lidhet ngushtë me çdo formë dhe shprehi që lidhet ngushtë me stilin.
Kjo periudhë është për të parë se si mund të përmirësoni veten dhe ky mesazh shkon më i fortë për Binjakët, Peshoren, Virgjëreshën, Dashin dhe Ujorin. Po ashtu Shigjetarët dhe peshqit nuk do përjashtohen nga kjo energji. Demi duhet të jetë i kujdesshëm ndaj përgjegjësive të vogla dhe burokracive dhe gaforrja duhet të tregojë kujdes në familje dhe shtëpi. Ndërsa Luani duhet të tregojë kujdes me fjalët dhe fjalimet, pasi mund t’i prishë punë vetes. Prapavija përfundon në 18 tetor./ revistawho.com