Ata që besojnë në astrologji, mundohen të gjejnë shpjegim, ndërsa ata që nuk besojnë mbase qeshin nën zë kur çdo mjet social komunikimi bie, ose pajisjet që kanë në shtëpi thjesht prishen pa kurrfarë arsye. Si dje, kur gjithë bota pësoi krizë. Do thoni ju, nuk është krizë një mbrëmje pa rrjete sociale. Epo na duhet të kundërshtojmë në këtë pikë, pasi në gjysmën tjetër të botës, të gjithë i zuri dita pa ditur si të flasin me njëri-tjetrin, teksa çdo media sociale nuk ishte më funksionale. Të paktën jo ato që përdoren më shumë se të tjerët.
Dhe pse pikërisht të gjitha këto ndodhën kur mërkuri është në retrogradë, ose e thënë ndryshe i kthyer mbrapsht? Si fillim na duhet të theksojmë që Mërkuri nuk ecën mbrapsht vërtet, por është një iluzion optik që të jep këtë ide dhe konfuzon botën. Astrologjia thotë që Mërkuri është planeti përgjegjës për teknologjinë, komunikimin dhe mendimet tona. Me pak fjalë ai kthehet mbrapsht dhe gjithë shtylla e komunikimit që lidh botën bie.
Zakonisht me Mërkurin retrogradë ka vonesa në udhëtime, njerëz rishfaqen në jetën tonë, sistemet e komunikimit bien dhe kompjuterët apo celularët thjesht ndalojnë së punuari pa arsye të mirëfilltë. Gjithashtu vendimet e marra në këtë sezon ndryshojnë pasi retrograda kalon. Ndaj kontratat dhe lançimet e projekteve janë më mirë të shtyhen, bashkë me blerjet e ndryshme.
Kjo është retrograda e fundit për këtë vit ndaj bëni durim deri në 23 tetor që ta kaloni. Kur mërkuri hyri në shenjën e peshores, astrologët nxituan të theksojnë se kjo kohë do jetë e mirë për të reflektuar dhe për të kuptuar veten, po kujt ja merrte mendja se mërkuri do i hynte aq seriozisht kësaj pune sa do hiqte aksesin e të gjithëve në Facebook, Instagram dhe Ëhatsapp për orë të tëra? Nuk kemi ç’themi, i qëndroi fjalës, na hoqi telefonin nga dora dhe ja tek jemi, po mendojmë çdo bëjmë me jetën.
Teksa jeni duke menduar ne po ju japim nja dy këshilla, t’i keni për në vazhdim:
Bëni kujdes me mesazhet që dërgoni dhe merrni që të shmangni keqkuptimet
Mos pranoni ish-at se nuk vijnë me mendje të mirë
Ruani me kujdes çdo material kompjuterik që ka rëndësi për ju
Mos firmosni kontrata dhe mos blini gjëra të reja se do ju prishen shpejt
Mos thoni që nuk ju paralajmëruam!