Pushime kanë përfunduar dhe në televizionin Klan janë ndezur motorët për edicionin e dytë të “Love Story”.
Këtë e ka zbuluar më parë Alketa Vejsiu me disa postime në Instagram, ndërkohë që konfirmimi ka ardhur edhe nga autoria e programit, Ilda Lumani.
Ditën e sotme, Vejsiu ka bërë Q&A në Instagram për të marrë sugjerimet e publikut për emrat e opinionistëve të Daily Love Story.
Sakaq, ajo ka rikonfirmuar emrat e dy opinionistëve, Jerina Lalaj dhe Robert Aliaj, të cilët rikthehen pas një sezoni të suksesshëm.
Këtë sezon, “Love Story” do të zhvillohet përgjatë gjithë javës në drejtimin e Eni Shehut, të cilin do ta shoqërojnë opinionistë të ndryshëm nga shfaqja e së hënës… prandaj nëse keni një emër të preferuar nxitoni ta shkruani në storyn e Alketës./revistawho.com