Punonjëset e shërbimit social shkojnë në vilë për të marrë në pyetje Jamanin dhe Seherin. Ato e vënë re se Seher nuk është mirë, por Jaman e justifikon gjendjen e saj. Seher përpiqet të sillet mirë me Jamanin, por ky i fundit bën të kundërtën dhe me ngulm kërkon që ajo të bëjë çfarë thotë ai. Seher mbyllet në dhomë duke qarë. Jaman e sheh këtë moment, por nuk bën asgjë për ta qetësuar. Jusuf sheh një ëndërr të keqe dhe shkon në dhomën e Seherit dhe Jamanit. Ai kërkon të fle me ta, por Jaman largohet pasi nuk dëshiron të fle në të njëjtin shtrat me Seherin. Jaman i thotë Xhengerit se është shumë i lënduar dhe çdo gjë tani po e bën për Jusufin.