Hande Erçel është bërë një nga aktoret më të dashura për publikun me rolin e saj në serialin “Dashuria është në ajër”. Aktorja 28-vjeçare ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Bu Gece”, ku ka treguar më shumë për veten me 28 gjëra që nuk i dinim për të. Le t’i lexojmë në vazhdim:
1.Emri i saj Hande do të thotë buzëqeshje. Aktorja mendon se emri i saj mund të ndikojë në jetën e një personi.
2.Hande thotë se buzëqeshja është çelësi i lumturisë dhe vetëbesimit. Çfarëdo që të ndodhë, të qeshësh duhet të jetë moto e çdokujt.
3.Kënga që ajo dëgjon fshehurazi është Eyvallah nga Burak King. Hande thotë se i pëlqen shumë të dëgjojë muzikë kur nuk ka askënd pranë dhe në këtë mënyrë këndon të gjithë tekstin e këngës.
4.Hande është supersticioze. Kur ajo dëshiron diçka e thotë 3 herë.
5.Hande pëlqen më shumë meshkujt bjond.

6.Gjëja që Hande nuk pëlqen është kur njerëzit trajtojnë keq kamarierët në restorant.
7.Ëndrra e saj e fëmijërisë ishte të bëhej aktore.
8.Hande planifikon të hapë ekspozitën e saj të pikturave.

9.Nëse nuk do bëhej aktore, Hande do të ishte kuratore në muze.
10.Hande dëshiron shumë të ketë fëmijë në të ardhmen dhe do që t’i ngjajnë mbesës së saj.

11.Kur ishte në gjimnaz, Handes i pëlqente teatri.
12.Asaj nuk i pëlqen të flasë për tema që nuk ka informacion.
13.Ka qenë ëndërr e saj të studionte në Universitetin Mimar Sinan dhe kështu nisi karriera e saj si aktore kur u pranua në këtë universitet dhe mori autobuzin për Stamboll.
14.Megjithatë Hande nuk e përfundoi universitetin. Ajo e la në vitin e dytë pasi nisi punë si aktore.
15.Hande është aktorja turke më e ndjekur në Instagram me më shumë se 25 milion fansa.
16.Hande për rolet e saj mendon: Me rolin e Selin tek “Vajzat e Diellit” ka bërë shumë qejf, roli i Mujde tek “Halka” mban një vend special në zemrën e saj dhe Eda tek “Dashuria është në ajër” i dha shpresë se gjërat mund të bëhen sërish të bukura. Gjithashtu me rolin e Edës, Hande ka gjetur vetveten pasi kanë gjëra të përbashkëta.
17.Hande flet shumë me veten para pasqyrës dhe duke qenë se është shumë e zënë, këto 10 minuta i përdor për tu përballur me veten.
18.Nëse takon dikë që ka energji të keqe, ajo nuk i flet dhe bëhet e ftohtë.
19.Aktorja Hulya Duyar i ka hapur rrugën për t’u bërë aktore
20.Ka bërë 90 audicione për t’u pranuar si aktore.
21.Hande duhet të zgjidhte mes Dua Lipës e Beyonces dhe ajo zgjodhi Beyonce duke thënë se do bënte gjithçka për të, madje ka shkuar në koncertin e saj.
22.Hande thotë se prapa personit të ëmbël dhe të lezetshëm që ajo duket, fshihet një luan. Kur bëhet me nerva, merr zjarr dhe humb kontrollin.

23.Hande gjithmonë e ka ëndërruar të arrinte kaq lart. Kur e do diçka pavarësisht çfarë ndodh, mos u dorëzo, vazhdo derisa ta bësh realitet, thotë ajo.
24.E pyetur sesa minuta i merr për të bërë një selfie, aktorja u përgjigj se varet kush do e shohë këtë selfie.

25.Hande tregon se shpeshherë del me pizhama. Madje edhe në xhirime shkon me to.

26.Kur ishte adoleshente, Hande futej shpesh në telashe. Ajo tregon se në vitin e dytë të gjimnazit kishte veshur tuta poshtë uniformës së shkollës dhe kishte marrë autobuzin për të shkuar në Eskisehir. Babai i saj e kishte mësuar dhe e kishte ndjekur. Kur zbriti nga autobuzi babai e kishte telefonuar dhe gjithë rrugës për shtëpi, Hande ndihej fajtore. Aktorja e tregoi këtë histori duke qeshur.
27.Hande tregon se është shumë e ashpër kur debaton me dikë dhe nuk e di çfarë i nxjerr goja.
28.Hande zbuloi se kur ka marrë pjesë në Miss Civilization of Turkey, babai i saj nuk dinte gjë, vetëm e ëma. Aktorja donte të merrte çmimin e parë dhe ia arriti.









