Eda çmendet nga fakti që Serkan nuk e kujton atë. Engin nga ana tjetër përpiqet t’i rikthejë kujtesën Serkanit, por pa rezultat. Selin ia ka shpëlarë trurin Serkanit dhe ai mban mend vetëm gjërat që i ka thënë ajo për Edën. Ajdan takohet plot mall me të birin dhe insiston që ai të vizitohet tek një doktor. Ajo vendos të organizojë një festë për rikthimin e Serkanit. Eda për t’i rikthyer kujtesën Serkanit e prangos atë siç ka ndodhur në takimin e tyre të parë. Serkan nuk mban mend asgjë dhe sillet shumë ftohtë me Edën duke e lënduar.