Sot në Big Brother VIP do ketë një hyrje të re dhe nuk bëhet fjalë për Olsi Mingomata që u përfol gjatë ditës si personi që do i shtohet shtëpisë. Who zbulon ekskluzivisht që aktori i talentuar me një portofol rolesh të suksesshme në teatër dhe kinema, Igli Zarka do hyjë sot në BBV. Shkronjën e parë të emrit e ka zbuluar Lori Hoxha, e cila hodhi kështu poshtë detajin emrin që kishte orë që flitej.
Igli është aktor i teatrit dhe i një sërë rolesh në kinema. Ai ka luajtur së fundmi në serialin ‘Nina’ që po transmetohet në RTSH dhe nuk i ka munguar filmit ‘Albanian Virgin’ që pati premierën vetëm pak javë më parë. Zarka ka qenë gjithashtu protagonist i dramës psikologjike ‘Equus’ që është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar disa vite më parë, duke u bërë kështu i pari aktor që është shfaqur nudo në një shfaqje teatrale në vendin tonë./revistawho.com