Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Finalja e madhe më 5 nëntor/ “The Miss Globe 2021”, 50 flamuj të botës valviten në Shqipëri

03/11/2021
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Finalja e madhe më 5 nëntor/ “The Miss Globe 2021”, 50 flamuj të botës valviten në Shqipëri

Numërimi mbrapsht ka filluar. 50 konkurente të ardhura nga e gjithë bota që garojnë për kurorën e “The Miss Globe 2021”, pas një turi të gjatë nëpër Shqipërinë turistike, po përgatiten për finalen e madhe.





Për të 18-in vit, “Deliart Association” dhe producenti Petri Bozo vulosin shqip organizimin e një prej eventeve më të rëndësishëm të bukurisë në botë. “The Miss Globe 2021” këtë vit do të ndalë në Tiranë.

Të premten e 5 nëntorit, në sallën e Parkut Olimpik “Feti Borova” në Tiranë, 50 flamuj të botës do të valviten në një skenë madhështore të ndërtuar mjeshtërisht nga Ilirjana Bozo. 50 bukuroshe do të garojnë për titullin e më të bukurës së Globit në një edicion që i ka parashikuar të gjitha.


Me prezantimin e Arjola Shehut, me artistë të shumë të ftuar në finalen e madhe dhe nën gjykimin e një jurie ndërkombëtare, gara e këtij viti premton të jetë e fortë dhe plot emocione.

Mbrëmja e 5 nëntorit do të jetë finalizimi i një konkurimi që, më shumë se një garë e thjeshtë bukurie është një mision për organizatorët, një iniciativë e përmbushur çdo vit për promovimin e turizmit, kulturës dhe historisë së Shqipërisë. Kjo gjë tashmë është kthyer në traditë.

Prandaj edhe këtë vit, 50 konkurentet, ndërkohë që përgatiteshin për finalen e madhe, kanë shijuar Shqipërinë turistike. Ato kanë vizituar Tiranën, Beratin, Vlorën, Elbasanin, Selenicën etj, kanë shijuar bukuritë natyrore, historike dhe resurset turistike, ndërkohë që gjatë qëndrimit në destinacione të ndryshme tursistike janë organizuar edhe minikompeticionet, pjesë e formulës së The Miss Globe si, “The Miss Talent 2021”, “The Miss Globe Head to Head Challenge” etj.

Këto dhe shumë surpriza të tjera do të “rrëfehen” në skenën gjigande të Parkut Olompik në Tiranë, të premten e 5 nëntorit. Spektakli i radhës është gati…

 

Tags: 5 nentorfinaleMiss Globe
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Next Post
Arsyet pse ju bien flokët gjatë gjumit dhe disa mënyra si ta parandaloni

Arsyet pse ju bien flokët gjatë gjumit dhe disa mënyra si ta parandaloni








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera