Tea Trifoni është një ndër ish-konkurrentet më të përfolura dalë nga programi “Për’puthen”. Gjatë kohës që ishte në program, ajo vendosi balonin gastrik dhe pati një rënie drastike në peshë. Mirëpo, siç ka treguar së fundmi, gjatë asaj kohe është bullizuar shumë për shkak të peshës. “Ka kaluar në ekstrem, ka kaluar në kërcënime me jetë, në mallkime, gjëra tmerrësisht të rënda. Ata nuk më njohin. Vinin 400 mesazhe për një orë, kam mbyllur rrjetet sociale, jam izoluar, ka patur raste kur s’kam dalë nga shtëpia”, tha ajo, duke sugjeruar që kushdo që përjeton të tilla përvoja, ta ndajë me njerëz të afërt, apo edhe me psikologun kur është e nevojshme.