Kim Kardashian dhe Pete Davidson i kanë konfirmuar zërat rreth romancës së tyre teksa u panë të kapur për dore të mërkurën kur u festua ditëlindjen e komedianit në Kaliforni. Kim dhe Pete duken të lumtur në fotot e kapura nga paparacët teksa bënë një shëtitje pranë rezidencës së Kris Jenner, ku ata kanë qëndruar së bashku, duke hequr çdo dyshim se marrëdhënia e tyre është më shumë se një flirt kalimtar.

Pete është partneri i parë për yllin e KUWTK që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc nga ish-bashkëshorti Kanye West në shkurt të këtij viti. Ndërkohë, Pete, i cili mbushi 28 vjeç të martën, ka qenë më parë i lidhur me disa vajza të famshme, duke përfshirë ish-të fejuarën e tij, Ariana Grande.Thashethemet për një romancë të mundshme filluan për herë të parë kur të dy u puthën gjatë një skeçi në fillim të tetorit, ku ajo luante Princeshën Jasmine dhe ai Aladdin në NSL./revistawho.com








