Aktori turk Halit Ergenç, i njohur për rolin e Sulejmanit të madhërishëm dhe që tanimë e shohim në serialin “Babil”, këtë muaj u bë për herë të parë baba i një vajze. Halit dhe Berguzar janë prindër të dy djemve dhe prisnin me padurim që të kishin dhe një vajzë prandaj janë shumë të lumtur që dëshira e tyre u realizua. I pyetur së fundmi nga gazetarët, aktori ndau emocionet e të bërit baba i një vajze duke u shprehur se kjo është gjëja më e mrekullueshme që i ka ndodhur.
“Është diçka e mrekullueshme. Zoti i dhëntë fëmijë kujtdo që dëshiron”, tha ai.








