Largimi me shumë bujë i Kim Cattrall nga seriali ikonik i Sex and The City bëri fansat të vënë në diskutim nëse do e shohin apo jo rikthimin e tij. Por më në fund është zbuluar edhe përfshirja e Samanthas në këtë serial, megjithëse jo me prezencën fizike të saj. Sipas skenaristit dhe regjisorit të serialit, Michael Patrick King ishte shumë me rëndësi për të gjithë stafin realizues që ky rikthim të tregonte diçka për Samanthan. “Ne e dimë rëndësinë e personazhit të saj tek publiku dhe nuk donim absolutisht që të silleshim sikur nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Prandaj e nisëm këtë rikthim me Carrie-n që nuk flet me asnjë nga vajzat dhe në mënyrë organike e nxorëm Samanthan nga seriali, por duke theksuar dashurinë që vajzat kanë për të”, është shprehur Michael.
Nisja e ‘And Just Like That”, u zbulua. Tani merruni me zhvillimet e protagonistëve në HBO Max./revistawho.com








