Ndryshimi i look-ut te vipat, bëhet thuajse gjithmonë trend në masë.
Me zbutjen e masave nga COVID-19, shumë prej vipave filluan të luanin me look-un e tyre, duke eksperiementuar me flokët.
Për disa, kjo nënkuptonte eksplorimin e ngjyrave të reja si të kuqe e ndezur dhe kafe e errët, ndërsa disa prej tyre zgjodhën të hiqnin dorë nga ngjyrat e ndezura për të pasur ngjyrën natyrale të flokut të tyre.
Të tjerë vendosën të ndryshojnë modelin e flokëve duke provuar gërshetat ose flokët kaçurrela, një model i cili ka “pushtuar” internetin kohët e fundit.
Kur bëhet fjalë për transformimet e ngjyrave të flokëve për vitin 2021, Billie Eilish kryeson listën.
Gjatë verës, këngëtarja ndryshoi ngjyrën nga jeshile dhe e zezë në bionde. Kohët e fundit, ajo i ndryshoi përsëri, duke i lyer flokët në ngjyrë kafe, ashtu si Ariana Grande.
Ndërsa supermodelja Bella Hadid, ka guxuar shumë duke i lyer flokët në ngjyrë të kuqe të çelur.
Modelet e prerjeve të flokëve që kryesuan këtë vit ishin ato të Kourtney Kardashian dhe Willow Smith.
Ndërsa Rihanna dhe Cardi B, kanë zgjedhur t’i presin flokët me baluke. Më poshtë, mund t’i hidhni një sy transformimeve më të mëdha të flokëve të VIP-ave për vitin 2021./revistawho.com