Cardi B i pati gjithë fansat kundër së fundmi, pasi prej muajsh ka lançuar një linjë të re kukullash të krijuar nga vetë ajo, por asnjë prej tyre nuk mbërriti kurrë në duart e klientëve. Fansat e kthyen në një protestë online reagimin e tyre dhe reperja u detyrua të lajmërojë se linja nuk do të dalë në treg.
Fansat që shpenzuan 35 dollarë për një kukull, kritikuan prodhuesin “Real Woman Are” dhe thanë se janë mashtruar.
“Real Woman Are” filloi të marrë porosi për kukullat pas njoftimit që bëri Cardi B në mars dhe kukullat u tha se do shpërndahen në tetor, por kjo nuk ndodhi.
Sipas “TMZ”, Cardi B i ka kërkuar kompanisë që të japë rimbursime për klientët menjëherë. Por deri tani as përfaqësuesit e reperes as të kompanisë së prodhimit nuk kanë reaguar publikisht./revistawho.com








