Loredana ka udhëtuar drejt Dubait dhe në postimet e fundit ra në sy që ishte e shoqëruar nga një person tjetër, të cilin nuk e etiketoi në postimet e saj, duke mos e treguar kush është. Gjatë udhëtimit ata kanë vizituar edhe restorantin e kuzhinierit të njohur Nusret, i cili ka publikuar edhe fotografi me ta duke shuar kuriozitetin e të gjithëve. Reperi që po shoqëron artisten shqiptare është Raheem Heid, i njohur me pseudonimin “Reezy” dhe është producent e reper shumë i njohur në Gjermani.
Siç kuptohet ata kanë udhëtuar drejt Dubait për të realizuar një projekt muzikor të përbashkët. Me dy reperët janë edhe bashkëpunëtor të tjerë të Loredanës./revistawho.com







