Në natën e fundit radhës live të “Big Brother VIP” ndodhi një debat mes Antonelës dhe Big Mamës duke bërë që kjo e fundit të dilte nga shtëpia me vullnetin e saj të plotë. Pas daljes së këngëtares u shpërnda një teori se largimi ishte i planifikuar më herët për në datën 24 dhjetor.
Sot në “Shqipëria Live”, Big Mama u pyet për këtë thashethem dhe u përgjigj: “Nuk ka qenë e programuar aspak. Unë sa kam dalë kam dashur të vij për Maqedoni se më kishte marrë malli, isha tepër e mbingarkuar në shtëpi”, tha Big Mama. Ajo deklaroi sërish se nuk është penduar, as mërzitur për ato që ndodhën e as për daljen nga shtëpia./revistawho.com