Dita e enjte e 30 dhjetorit do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira, që më pas do i lënë vendin kthjellimeve.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek e hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: zonat malore 0°C deri në 7°C, zonat e ulëta 1°C deri në 17°C dhe zonat bregdetare 4°C deri në 16°C.