Dhurata dhe urime, kështu i gjeti kjo ditë speciale çiftin Anila dhe Ardit Gjebrea, të cilët sapo kanë mbushur 31 vite dashuri. Të lumtur dhe të qeshur pranë njëri-tjetrit, ata janë uruar nga Joni, djali i tyre. Gjithashtu vetë Anila ka vendosur ta suprizojë bashkëshortin e saj me disa lule që formojnë një zemër dhe çokollata, një nga ato dhuratat e ëmbla që i shkojnë fiks rasteve si ky.
Anila dhe Arditi janë një nga çiftet publikë më të dashur dhe me 31 vitet e dashurisë së tyre kanë ardhur në jetë dy fëmijë.