Olesia Leco ka lajmëruar se nuk do e drejtojë më programin “Goca dhe Gra”. Lajmin e zbuloi vetë ajo me një postim në Instagram ku tregoi se nuk do jetë më pjesë e produksionit, por i është mirënjohëse të gjithë stafit.
“Miq dua t’ju komunikoj që nuk do të jem më pjesë e programit Goca dhe Gra për pjesën e mbetur të sezonit. Dua të falenderoj përzemërsisht të gjithë stafin dhe njëkohësisht t’i uroj suksese në vazhdimësi të emisionit”, shkroi ajo.
Programi i “Goca dhe Gra” ka nisur këtë sezon dhe është kthyer në një nga më të diskutuarit me të ftuarit dhe temat sociale. Tashmë programi do drejtohet vetëm nga Krista Merkoçi, Fatma Methasani dhe Tea Trifoni, ish konkurente e Përputhen./revistawho.com