Alessio Alia ka çuar në Australi Kidën dhe është bërë nami nga performanca e saj para publikut përgjithësisht shqiptar atje. Veç faktit që temperaturat në anën tjetër të botës janë të ngrohta dhe atmosfera është shumë larg asaj që jemi mësuar këtu, nga videot e publikuara online kuptuam diçka, çdo organizim në të cilin ka vënë dorë menaxheri me origjinë shqiptare është një sukses. Kida ka ndezur atmosferën dhe argëtuar të pranishmit me këngët e saj, ndërsa shumë as nuk e prisnin që do vinte dita të kishin pranë artisten kosovare. Sonte një tjetër performancë do zhvillohet në një tjetër destinacion, por i pranishëm do jetë edhe Ledri./revistawho.com