Iliri dhe Sabiani krijuan një miqësi shumë të veçantë BBV, ndaj edhe kur doli nga shtëpia, këngëtari vazhdoi me takimet me vajzën e balerinit, apo me prindërit e tij. Së fundmi ai ka zbuluar se ka takuar edhe të atin me prindërit e Ilirit.
“Prindërit sa me gjate t’i kemi, aq do jemi dhe te lumtur. Se njeriu nuk plaket asnjëherë kur ka prindërit, mbetet përherë fëmijë, i llastuar, i përkëdhelur, e i dashur dhe sikur askush mos ta doje ne bote! Sot bashke me babin tim, takuam prindërit e vëllait, Ilirit. Ndjehem i lumtur qe përmes një formati televiziv qe pretendohet te jete çdo gjë show, unë gjeta një thesar, një mik, e një familje te re qe e dua shume” u shpreh Sabiani duke e pranuar edhe njëherë raportin shumë special që ka me balerinin e njohur./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CZwvMs6swfI/?utm_medium=copy_link