Jaman kërkon kudo për Seherin dhe e ka shumë pranë tij. Ai arrin ta gjejë falë biskotave që ajo gatuante për të dhe tanimë për banorët e zonës. Jaman emocionohet kur sheh Seherin dhe Jusufin. Ai ndjek Seherin këmba këmbës, por ka frikë të përballet. Seher nis të ndjejë që Jaman është pranë saj.