Dikur, gratë dukej sikur donin të fshihnin shtatzëninë e tyre dhe veshjet e gjera (e të rehatshme) ishin thelbi i muajve të pritjes së ëmbël. Por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Të paktën këtë po promovojnë vajzat e njohura.
VIP-at në pritje të ëmbël nuk i kursejnë veshjet elegante, festat, fotot e shumta dhe daljet në publik. Shumë artiste kanë shkëlqyer në tapetin e kuq, teksa kanë parakaluar me barkun e rrumbullakosur.
Rihanna, Kim Kardashian, Cardi B, Kylie Jenner dhe yje të tjerë kanë ndarë momentet e bukura para miliona shikuesve edhe në tapetin e kuq./revistawho.com