Genta Hodo, gazetarja shqiptare, që ka punuar në një sërë programesh dhe projektesh televizive, ka zbuluar me anë të një statusi në Facebook se ftesën e fundit televizive se e ftuar në një program, e shfrytëzoi për të protestuar në mënyrën e saj. Dhe vendosi të dalë më asnjë prekje grimi në fytyrën e saj.
“E ftuar në ‘Friend Zone’ në ABC, vendosa të dal pa makeup fare. Nuk po përpiqem të tregoj ndonjë farë guximi: Tani që flasim, ka fëmijë që shkojnë në luftë. Megjithatë, me gjithë çështjet më të rëndësishme, unë e di se shoqëria prapë e gjen mënyrën të fokusohet tek sipërfaqësorja, sidomos kur bëhet fjalë për gratë. Këtë e tregoi edhe reagimi në rrjetet sociale kur panë se Miss Ukraina shkoi në luftë. Prandaj, duke parë gjithë çfarë po ndodh, dhe pikërisht sepse bota ka çështje më të rëndësishme, kjo që protesta ime e vogël”, shkroi Genta.
E me këtë rast, gazetarja dërgoi një mesazh të fortë, që urojmë mos ketë shkuar në vesh të shurdhër. Në ditë kaq të vështira për botën, kujt i intereson nëse fytyra shkëlqen nga grimi?!/revistawho.com