Delinda Disha ndau dje me ndjekësit lajmin e trishtë të humbjes së binjakëve që priste të sillte në jetë së shpejti. Ky lajm erdhi vetëm pak ditë pasi aktorja e humorit konfirmoi se ishte në pritje të ëmbël.
Sot, Delinda ka treguar se ka gjetur forcën të ngjitet në skenën e teatrit dhe të interpretojë një rol, historia e të cilit është e ngjashme me historinë e saj prekëse.
“Sonte kisha shfaqjen, ndonëse e pamundur psikologjikisht po ia arrita të interpretoj Silvin. Një femër që do me patjetër të ngelë shtatzënë dhe pas shumë aborteve dhe tentativave për të ngelur në fund birëson një vajzë. Shumë faleminderit të gjithë për mesazhet, urimet, fjalët e ngrohta. Gjithë energjinë pozitive që mora do ja dal se kam një familje të mrekullueshme, miq të mirë dhe mbi të gjitha njerëz që më duan”, shkruan Delinda, teksa publikoi foto nga skena me lule në duar./revistawho.com