Në ditët më të vështira të saj, Page Six ka zbuluar se Demi Moore është fejuar prej muajsh në fshehtësi me shefin e kuzhinës zvicerian, Daniel Humm. Ai është 13 vite më i vogël se aktorja, dhe zotëron disa restorante e qendra kursesh.
Demi dhe Daniel u panë bashkë në Mars në Paris Fashion Week dhe u përshkruan nga mediat si shumë të dashuruar.
Për jetën dashurore të shefit të kuzhinës, dihet shumë pak. Ai ka qenë në një lidhje me Laurene Powell Jobs, por nuk është e sigurt se kur u ndanë dhe kur nisi lidhja e tij me Demin.
Vetë aktorja ka dy divorce pas vetes, një nga Bruce Willis në 2010-ën dhe një me Ashton Kutcher në 2013-ën. Me Bruce ajo ka një marrëdhënie të shkëlqyer, ndërsa me Ashton u nda aq keq sa e akuzoi për tradhti dhe të tjera situata të rënda.
Së fundmi, Moore zbuloi se ish-bashkëshorti i saj Willis është diagnostikuar me afazi, një sëmundje në tru, që ndikon në aftësinë për të komunikuar dhe ka hequr dorë nga aktrimi./revistawho.com