Dujgu surprizon Aliun duke i blerë ushqimin e tij të preferuar, por ai reagon ashpër duke u munduar të fshehë ndjenjat që ka për të. Dujgu mërzitet nga sjellja e Aliut. Zija sheh fotografinë e nënës së tyre dhe Jaman ia gris para syve. Ai e akuzon nënën e tyre si vrasëse. Mamaja e Jamanit dhe Zijasë shkon tek baba Arifi dhe me lot në sy thotë se është penduar. Jaman shokon Seherin kur i thotë se nëse nëna e tyre shkel në shtëpi, ai do e vrasë.